Urimi më i mirë në jetë Norës sapo i erdhi nga Renée (VIDEO)

By

Nora Istrefi sot feston ditëlindjen!

Këngëtarja e njohur që ka kaluar dekadën e parë në skenë duke qenë vazhdimisht në maja të klasifikimeve për suksesin dhe gjithçka që lidhet me emrin e saj, mbushë 32 vite.

Në këtë ditë të veçantë s’kanë se si të mos mungojnë urimet nga gjitha anët, rrethi i familjes, miqve por edhe shumë fansave.

Megjithatë, ka qenë një urim i cili i ka marrë zemrën komplet këngëtares.

Bëhet fjalë për mënyrën se si ka zgjedhur ta urojë mamin, Renée. Vogëlushja që bëhet tre vjeç këtë vit, me mikrofonin në dorë, si për të treguar talentin e trashëguar nga prindërit, i ka kënduar nënës këngën e ditëlindjes.

‘Jam e bekuar. Urimi ma i mirë najherë n’jetë’ – shprehet këngëtarja në postimin e ndarë me ndjekësit në rrjete sociale.

E si të ishte ndryshe?! /Prive.al

I’m Blessed. Urimi ma i mire najhere n’jete babyRenee

A post shared by Nora Istrefi (@_noraistrefi_) on

Artikuj të ngjashëm