Tarantino është betuar se nuk do i jap të ëmës as edhe një qindarkë nga pasuria e tij

By

Quentin Tarantino i tha podcast -it “The Moment” se ai i qëndroi zotimit të tij se kurrë nuk do t’i jepte nënës së tij një “qindarkë” të pasurisë së tij pasi ajo e nënvlerësoi shkrimet e tij si fëmijë.

Regjisori foli për fëmijërinë e tij dhe telashet që e gjenin se shkruante skenarë në vend që të bënte detyrat e tij të shkollës.

Tarantino kujtoi se kur nëna e tij, Connie Zastoupil, e qortoi atë sepse ajo kishte “nuk e pranonte mos aftësinë time skolastike”.

Në një moment e kishte qortuar shumë dhe i kishte thënë që më nuk do të shkruante.

Tarantino kujton se në atë moment ishte betuar në mendjen e tij, “Kur të bëhem shkrimtar i suksesshem, nuk do të marrësh asnjë qindarke nga pasuria ime. Nuk do të ketë shtëpi për ty. Nuk ka pushime për ty, nuk ka Elvis Cadillac për ty. Nuk do të marrësh asgjë. Sepse, ti e the këtë”.

Koppelman më pas pyeti nëse Tarantino “i përmbahej” zotimit të tij dhe regjisori 58-vjeçar qeshi dhe u përgjigj: “Po. Po. E ndihmova me taksa. Por asnjë shtëpi. As Cadillac, as shtëpi.” /Prive.al

Artikuj të ngjashëm