Dafina Zeqiri ka diçka për të thënë pas bashkëpunimit me Lyrical Son

By

Gjatë ditës së djeshme u publikua edhe bashkëpunimi mes Dafina Zeqirit dhe Lyrical Son.

Kënga mban titullin “Llafe Llafe” dhe është pjesë e albumit të saj të ri.

Bashkëpunimi mes dyshes u prit shumë mirë dhe Dafina hyri në Instagram për të ndarë disa fjalë.

“Projekti i fundit ft. @lyricalson i cili do te jete edhe pjese e albumit #Dafinëmoj ❤️ u jetesua nga dashuria juaj per te. Une çdo kompliment dhe dashurine tuaj qe me dhuroni per dite e çmoj shumë dhe ju falenderoj nga Zemra❤️! Muzika dhe kreativiteti per te sjelle gjera te bukura per ju jane brenda meje por behen me te bukura kur mbeshtetja vjen nga ju🙏! Une jetoj me MUZIKEN dhe lumturohem kur e shoh se gjithe puna ime troket ne zemrat tuaja, ne kete pike jemi te gjithe te bashkuar 💪 Dua qe te ju kam gjithemone prane duke ju uruar shume gezime dhe hare ne jetet tuaja!”, shkruan Dafina në postimin e saj. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm