Robin Krasniqi shumë i lumtur: Sapo u bë dajë i vajzave trinjake (FOTO)

By

Boksieri kosovar Robin Krasniqi, ka pasur një gëzim të madh në familje gjatë mbrëmjes të së dielës.

Kampioni është bërë dajë dhe bekimi vjen i trefishtë për të.

Krasniqi ka lajmëruar se ka marrë këtë epitet, pasi motra e tij ka lindur trinjake. Ai ka publikuar në Instagram një imazh të vogëlusheve të adhurueshme, që qëndrojnë krah njëra tjetrës në shtratin e spitalit.

Ky është një moment shumë i veçantë për familjen e tyre, por edhe për Robinin ngase të jesh dajë i tri vajzave njëherësh duhet të jetë një ndjenjë shumë e bukur.

“Sot u bana Dajë 3 here dhe jam jashtëzakonisht shumë i lumtur për 3 vocrraket tona. Zoti ju ruajt e u bëfshit 100 vjeçe mbesat e mija”, ka shkruar kampioni në Instagram. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm