Pajtim Kasami, një shembull për t’u ndjekur

By

Futbollisti shqiptar Pajtim Kasami sot ka dëshmuar se definivitisht është një shembull për t’u ndjekur.

Nëse shumica e kolegëve të tij kalojnë kohën pos në fushë, duke shijuar pushime e të rrethuar nga femrat, Pajtimi ka kohë edhe për të shfaqur anën njerëzore të tij.

Sot, bashkë me djemtë e ekipit të Olympiacos në Greqi ai është solidarizuar me refugjatët që pas krizës në Siri kanë vërshuar me të madhe në shtetin helen.

Në portin e Pireut ata i dhuruan shumë dhurata refugjatëve teksa Pajtimi nuk harroi të jap mesazhin se në ditë të vështira si këto të sotmet, solidariteti është një detyrim. /PRIVE.AL/

 

Artikuj të ngjashëm