Çifti i famshëm i showbizit qenka fejuar në helikopter dhe kjo tani u bë e ditur

By

Kush e dinte se Orlando Bloom ishte romantik?

Në Ditën e Shën Valentinit, aktori i propozoi të dashurës së tij – këngëtares Katy Perry, në një helikopter.

“Ishte shumë e ëmbël”, tha 34-vjeçarja për Jimmy Kimmel.

“Shkuam për një darkë dhe mendova se do shihnim një ars por hipëm në një helikopter”.

Nga atje, çifti fluturoi mbi Los Angeles.

Pasi Orlando i propozoi, çifti u ul diku në qendër të qytetit, ku familja dhe miqtë e këngëtares po e prisnin.

“Ai e bëri kaq mirë”, tha Katy.

Çifti nisi lidhjen në vitin 2016 por u nda në mars të vitit 2017. Perry dhe Bloom u rilidhen sërish në fillim të vitit 2018 me një udhëtim në Maldive.

Artikuj të ngjashëm