Para politikës, ky ishte hobi dhe mburrja më e madhe e Erolld Belegut

By

Kandidati i koalicionit AAK-PSD 100% Kosovë, Erolld Belegu për Prive shpalosi profilin e tij.

Në një intervistë më ndryshe që prek rrafshe të ndryshme të jetës së tij, nga fillet tek personalja, Erolldi zbuloi shumë gjëra.

Politika është profesioni i tij i cili merr të gjithë kohën e Belegut. ‘Të kesh një post publik, është një përgjegjësi jashtëzakonisht e madhe.” – thotë Belegu ndër tjerash.

“Unë e di që shpesh perceptimi nga jashtë, është se politikanët janë të papërgjegjshëm, por kur kam marrë detyrën pak a shumë jam larguar prej të gjitha bizneseve, sepse të jesh në shërbim të popullit është një përgjegjësi e madhe.” – thotë Belegu duke vazhduar “ Biznesi është personal, dhe humbjet apo fitimet janë të tuat.”

Mirëpo para se politika të ishte synimi i Belegut, ai zbulon se diçka tjetër e përmbushte atë.

Koka që ka qëndruar prapa ceremonisë së ndarjes së çmimeve  “Videofest” që filloi në vitin 2004, është pikërisht Erolld Belegu që aso kohe bëri revolucion në shoubizin kosovar.

Image result for video festi muzikor

“Qëllimi ynë ka qenë që këngëtarët tanë të ndihen yje. Është e vërtetë që atë kohë ka qenë periudhë e vështirë, mirëpo këngëtarët tonë sot janë në skenat botërore.”

Duke reflektuar pas në kohë, Belegu pohon, “Jeta i ka ndërruar këto pasione kohë pas kohe, bashketbolli,  Videofest-i dhe më herët Showfest-i, kanë qenë mburrje, gëzim dhe hobi që një herë në vit disa muaj jam marrë me këto ngjarje.” – përfundon Belegu, duke treguar për dashurinë e tij për kulturën në Kosovë. /Prive.al

Image result for Erolld Belegu

Intervistën e tij të plotë mund ta ndiqni më poshtë:

 

 

 

 

Artikuj të ngjashëm