Gëzimet e njëpasnjëshme e kanë përfshirë familjen Ismaili.
Fillimisht Adelina Ismaili u bë nënë ndërsa tani, motra e saj Ema po martohet.
Me këtë rast, Adelina nuk ka se si të mos jetë e lumtur për të gjitha këto ngjarje të bukura në familje, që shënojnë etapa të reja në jetën e tyre.
Aty ku rrallë herë bëhet e gjallë, në rrjetet sociale, Adelina ka publikuar një fotografi të Emës, e cila shpejt do bëhet nuse.
Adelina e ka uruar motrën e saj në Instagram, duke thënë se e ka mbretëreshë.
“Ajo do të jetë nusja më e bukur. Me shpirtin më të mirë, forca ime, mbretëresha ime, Ema ime”, ka shkruar Adelina. /Prive.al