Vritet reperi i grupit Migos

By
Reperi i Migos, Takeoff (emri i vërtetë i të cilit është Kirshnik Khari Ball), 28 vjeç, ndërroi jetë tragjikisht në orët e para të mëngjesit të së martës në Hjuston, Teksas.
28-vjeçari ishte së bashku me xhaxhain e tij, Quavo dhe kushëririn, Offset (i martuar me Cardi B).
Sipas TMZ, rreth orës 2:30 të mëngjesit me kohën lokale, policia mori një telefonatë në lidhje me një burrë që ishte qëlluar në 810 Billiards & Bowling në Houston.
Të dy, Takeoff dhe Quavo dyshohet se ishin në sallën e bowlingut duke luajtur kur thuhet se kishte shpërthyer një sherr. Takeoff u qëllua dhe u shpall i vdekur në vendngjarje. Quavo nuk u lëndua.
Dy të tjerë raportohet se janë qëlluar gjithashtu, por gjendja e tyre nuk dihet për momentin./Prive.al

Artikuj të ngjashëm