Pas suksesit që pati me këngët “Alea” dhe “Mon Cherie”, ai ka paralajmëruar një tjetër projekt.
Butrint Imeri i njohur për këngët e tija ritmike, kësaj here ka premtuar një këngë më ndryshe.
Në profilin e tij në Instagram, imeri ka shkruar se tani dot ë publikojë një këngë shpirti, derisa në fotografi shihet në një vend jashtë Kosovës.
Imeri është i njohur për punimin e klipeve në vende të ndryshme të botës, si ai që punoi në Tajlandë përmes të cilit solli një pjesë goxha të pa eksploruar të globit.
Mbrëmë ai ishte i ftuar në emisionin Nd’rrimi i Natës në Klan Kosova, ku foli për karrierën, jetën personale dhe vështirësitë e shoubizit shqiptar. /Prive.al