Mbrëmja e kaluar ishte e stërmbushur me organizime për nder të festës së flamurit. E nuk kishte si të ndodhte ndryshe edhe në Liege të Belgjikës vend ky i mbushur përplot me shqiptarë.
Mes shumë artistëve që kishin për të performuar ishte edhe Big Mama dhe Gena të cilët patën një përshëndetje mjaft të veçantë me njëri tjetrin.
Derisa po performonte Gena u drejtua kah Bigu të cilën e përshëndeti si “E madhja Big Mama” e nuk mungoi as respekti nga ana e saj e cila në videon e publikuar shkroi “Ja ha bubrekin” duke i treguar miqve të saj kështu respektin e madh që ka për këngëtarin.
Për më tepër shikoni fotografinë e publikuar nga vetë këngëtarja. /Prive.al/