Ku e gjeti ’28 Nëntori’ këngëtaren e njohur Rita Ora?! (FOTO)

By

Festa e flamurit kombëtar padyshim që është festa më e rëndësishme tek shqiptarët kudo në botë.

Qindra evente të organizuar për nder të kësaj dite bënë që shumica nga artistët tanë të ishin të angazhuar me performanca në disa vende të ndryshme.

E festës në fjalë i’u bashkangjitën artistë, sportist e shqiptarë tjerë të suksesshëm nëpër botë duke uruar këtë ditë të paktën përmes rrjeteve sociale.

Por njejt nuk ndodhi me Rita Orën e cila në heshtje nuk bëri asnjë shkrim mbi këtë çështje edhe pse nuk ka hezituar asnjëherë të tregojë për vendlindjen e saj teksa mbrëmja e kaluar e gjeti atë duke festuar krejt diçka tjetër.

Bëhet fjalë për ditëlindjen e dizenjatorit të saj Kyle Devolle me të cilin këngëtarja ka raporte shumë të mira dhe se shpeshherë shihen pranë njëri tjetrit.

Ata u panë në Dubai, vend në të cilin Rita po qëndron tash e disa ditë së bashku me familjarë e miq të saj më të mirë. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm