Një prej këngëtareve tona të preferuara po rikthehet pas disa vitesh (FOTO)

By

Për një kohë të shkurtër prezencë në skenën muzikore arriti të marr vëmendje duke korrur suksese me këngë që mbahen mend akoma.

lajmi vijon nën video

Por, nga Luar Arani kishim kohë pa dëgjuar diçka të re.

Interpretuesja e hiteve ‘Gjithmonë’ e ‘Udhëtim’ pauzoi për disa vite duke mos publikuar këngë të reja.

Jeta në Europë, zhvillimi akademik dhe puna e re u përmendën si arsye të pauzimit të gjatë i cili më s’do ketë asnjë pretekst për të vazhduar!

Këngëtarja po rikthehet me një këngë të re e kompozuar nga vetë ajo në bashkëpunim me producentin kosovar Cricket.

Luar ka përfunduar tashmë edhe xhirimet e projektit i cili mendohet të publikohet në fund të këtij muaji.

Prive.al ka siguruar disa fotografi nga sheshxhirimi të cilat ua sjellim më poshtë.

Artikuj të ngjashëm