Ermal Fejzullahu nuk ka të ndalur: Prezent në dy evente gjatë festës së “28 Nëntorit”

By

’28 nëntori’ natyrisht se do të mbahet mend gjatë edhe më tepër jo vetëm për rëndësinë e festës por edhe për numrin e madh të organizimeve që janë bërë për nder të kësaj feste.

E ndër këngëtarët më të kërkuar për të performuar ka qenë Ermal Fejzullahu i cili ka rënë dakord që të mbajë dy performanca gjatë mbrëmjes së kaluar.

Ai e nisi në qytetin e Vushtrrisë ku u pa të performonte deri në ora 12 për të vazhduar në Gjilan pas orës 12.

Nuk është hera e parë që një artist shqiptar mban dy performanca gjatë një mbrëmjeje por një gjë të tillë natyrisht se mund ta bëjnë vetëm artistët më të kërkuar. /Prive.al/

 

Artikuj të ngjashëm