Ja çfarë përgatiti Gold AG për iftarin e fundit (VIDEO)

By

Është mbajtur gjithmonë për një mysliman të devotshëm.

Ai madje i është gëzuar shumë ardhjes së muajit të shenjtë të Ramazanit dhe përkundër gjatësisë deri në iftar e temperaturave të larta, ai nuk e pati aspak problem agjërimin.

Reperi Gold AG, ka pritur ekipin e emisionit Prive në shtëpinë e tij në Ulpianë, ku ka shtruar iftarin e fundit, në natën e Fiter Bajramit.

Në këtë mbrëmje, ai kishte përgatitur “speca të mbushur” apo “dollma” siç njihet në zhargonin popullor.

Ai ka thënë se ishte nisur për në Preshevë për të dërguar “nezër” (ndihmë) për familjet e varfra, por atë e kishin ndaluar në kufi, duke mos e lënë të hyjë në Serbi.

Për më shumë detaje ndiqeni kronikën në linkun më poshtë:

 

Artikuj të ngjashëm