BBVK zgjeron edhe më tej rrjetin e transmetimit në Shqipëri

By

Big Brother VIP Kosova po zgjeron edhe më tej rrjetin e transmetimit. Për për ju që jetoni jashtë vendit, Big Brother VIP Kosova mund të shikohet në:

  • Kosovë: Artmotion dhe Kujtesa
  • Shqiperi e Maqedoni: Artmotion aplikacion dhe Tring Satelit
  • Evropë: Nimi Tv
  • Amerikë: TV Alb

Kësisoj, për të gjithë shikuesit nga Shqipëria, formatin televiziv Big Brother VIP Kosova do të mund ta ndiqni tashmë në platformën Tring me dy kanale të dedikuara 24 orë në shtatë ditë të javës.

Praktikisht janë duke u hapur kanalet në të gjithë kabllorët që janë me Tring në Shqipëri, duke përfshirë: ASC, Vodafone, Albtelekom, Abissnet, Digicom e shumë tjera.

Kujdes: Të gjithë ju që tanimë jeni të abonuar me kabllorët në fjalë, për t’i ndjekur dy kanalet e BBVK-së, duhet t’i ristartoni apo përditësoni pajisjet abonuese (resiverët).

Mos e humbni mundësinë e ndjekjes në kohë reale në kastit më të përfolur të momentit, një shtëpi e mbushur me emra që shpejt u shndërruan në sensacion të mediave sociale.

Po ashtu, sonte duke filluar nga ora 21:00 do të nis spektakli ‘Prime’, me nikoqirë Alaudin Hamitin dhe Jonida Vokshin, derisa pritet që të shpalosen dhjetëra surpriza të përgatitura me kujdes nga “Vëllai i Madh”. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm