S4MM-it i publikohen audio-inçizimet ku flet keq për kolegët

By

Reperit S4MM i kanë rrjedhur bisedat në rrjete sociale.

Në dy audio-inçizime private të cilat tashmë janë postuar ndër faqe në Instagram, ai dëgjohet teksa i drejtohet një miku të tij, Readit.

Raportet mes reperëve duket të kenë ndryshuar së fundmi pas hyrjes së këtij
të fundit në On Records.

Në audio-inçizim, S4MM dëgjohet teksa thotë se nuk bën dallimin mes Mozzik dhe Getinjos në njërën anë dhe të mbeturve në label në anën tjetër. Madje, ai i konsideron të gjitha palët si jashtëqitje.

Tutje, S4MM tregon që personat në fjalë i kanë bërë shumë dëm në të kaluarën në karrierë dhe si rrjedhojë, ai vetë do tentojë t’iu bëj dëm në të ardhmen. Dy regjistrimet audio, më poshtë. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm