Cilat ishin pyetjet pikante të publikut drejtuar banorëve të BBVK? (VIDEO)

By

Gjatë natës së djeshme në monitorin e vendosur në sallonin e shtëpisë së Big Brother VIP Kosova janë shfaqur pyetje nga më të ndryshmet, të bëra nga publiku drejtuar banorëve.

Madje, pos personale, kishte edhe nga ato të përbashkëta, ndërsa shumica prej tyre ishin pikante, çka bëri që banorët t’i japin akoma më shumë seriozitet përgjigjeve të tyre.

Një nga pyetjet drejtuar Artanit, ishte “Pse je pasiv?”.

“Sapo isha shumë aktiv, se di se kur paskam qenë pasiv. Mendoj që nëse publiku nuk më njeh shumë mirë, vetëm atëherë mendon që jam pasiv”, ka thënë Artani pos tjerash.

Pyetje pikante kishte edhe për banoren e re, Mbresën, e cila u pyet se “loja e kujt nuk i pëlqen?”.

“Nuk e di pse e bën por i merr disa përgjegjësi, kur e bëj ndonjë punë më thotë ‘faleminderit’, sikur ia kreva ndonjë punë asaj. Ndonjëherë viktimizohet pa pasur nevojë dhe ajo është Xhuli”, ka thënë Mbresa.

Edhe në adresë të Vivienit, ka arritur një pyetje goxha domethënëse – “Kur do të zgjohesh nga gjumi dimëror?”.

“Unë besoj se jam zgjuar, nuk e di. Shohim këto ditë, do ta kem parasysh”, ka thënë Vivien pos tjerash.

“Pse ke hyrë kur nuk jep asgjë?”, ishte një pyetje dedikuar Fisit.

“Varet nëse ju dëshironi të dal prej vetes, por asisoj nuk do të më shihni kurrë”, ka thënë Fisi pos tjerash.

Për t’i mësuar pyetjet dhe përgjigjet e tjera, ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm.

Artikuj të ngjashëm