Nga ku po lajmërohet Elvana Gjata?!

By

Prej kur i dha një kahje të re jetës së saj, Elvana Gjata ka qenë vazhdimisht në lëvizje.

Mes Europës dhe Amerikës, shumica e kohës e ka gjetur këngëtaren në Los Angeles, aty ku edhe po punon projektet e reja që synim kanë depërtimin ndërkombëtar.

Por duket se Elvana gjen kohë edhe për destinacione të tjera krahas vendeve me të cilat e lidh puna apo edhe familja.

Në një postim në rrjetin social Snapchat, në një insert të shkurtër ajo sot ka përshëndetur ndjekësit e saj nga Barcelona ku po shijon kohën e bukur e me diell.

Si zakonisht, këngëtarja është treguar e rezervuar për të zbuluar më shumë detaje përmes postimeve të saj mbi arsyet e qëndrimit apo personave që e shoqërojnë. E rëndësishme është ta shijojë! /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm