‘Ballo shqiptare’ është emri i eventit tashmë të shndërruar në një traditë tek ne i cili është krijuar e organizuar totalisht nga Afërdita Paqarada dhe Diellza Kolgeci.
E për të dhënë detaje rreth tij disa ditë më parë ato ishin të ftuara në emisionin NIN me Alaudin Hamitin.
Ish Miss Kosova nuk u la anash as rubrikës ‘Kutia’ ku u “ngacmua” mjaft nga gazetarja Liberta Spahiu.
Mes shumë pyetjeve që i’u bënë ishte ajo se cila sharje i dhemb asaj më shumë dhe se çfarë metode përdorë për t’iu shmangur seksit?!
E se si u përgjigjë Afërdita në këto e shumë pyetje të tjera mund ta kuptoni në videon e mëposhtme. /Prive.al/