Ja kur do të publikohet ‘E kam emrin Preshevar’ nga Gold AG (FOTO)

By

‘Pa ty’ ishte edhe projekti i fundit i lansuar nga reperi Gold AG të cilën e solli në bashkëpunim me Kaltrina Selimin.

Projekti në fjalë u prit mjaft mirë nga publiku duke arritur të grumbullojë edhe mjaft klikime në Youtube.

Tash kur janë mbushur më tepër se një muaj qysh nga ajo këngë reperi bën të ditur edhe datën e lansimit të prurjes së re.

‘E kam emrin Preshevar’ do të jetë edhe titulli i këngës së re ku artisti do t’i këndojë vendit të tij të lindjes gjë që e ka bërë edhe disa herë tjera.

Dita e shtunë do të jetë edhe dita finale teksa Ariani ka zgjedhur orën 20:00 si kohën ideale për ta bërë lansimin e produktit në të ri. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm