Dua Lipa na la të habitur!
Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, ka hequr të gjitha postimet e saj nga rrjeti më i famshëm në botë, Instagram.
Në llogarinë e saj janë më shumë se 34.9 milionë ndjekës të cilët sigurisht nuk e kanë pritur këtë vendim të artistes.
Nuk dihet cila është arsyeja e kësaj që bëri Dua por shpresojmë që llogaria e saj të mos jetë hakuar dhe të kthehet sërish.
Theksojmë se këngëtarja është duke punuar në këngë të reja dhe një album i saj vjen së shpejti./Prive.al