Tetë vjet pas, në të njëjtin vend por pa Dr.Florin (FOTO)

By

Prezantuesi dhe komediani i njohur shqiptar, Ermal Mamaqi është kthyer tetë vjet pas.

Ai shkoi në të njëjtin vend ku dikur shkonte me të ndjerin Dr.Florin, i cili ndërroi jetë shumë vjet më parë për shkak të një mbidoze, sipas raportimeve në atë kohë.

Mamaqi postoi një fotografi bashkë me Florin dhe një mik tjetër dhe nën të një të vetme, për të bërë krahasimin.

“Ka dhe kujtime të bukura që na trishtojnë… Rrugës për Përmet, ndalova tek i njëjti vënd. Asgjë nuk kish ndryshuar. Si 8 vite më parë. E njëjta tavolinë, të njëjtat karrige. I paharruar Dr.Flori”, ka shkruar aktori nën fotografinë e publikuar në llogarinë e tij në Instagram.

Nëse nuk e dini, Ermali dhe Dr.Flori kanë qenë miq shumë mirë.

I ndjeri la pas vetes bashkëshorten dhe dy fëmijë./Prive.al

Artikuj të ngjashëm