Albana Osmani ka një kërkesë për Ledrin: Ja sa i përgjigjet reperi!

By

Prezantuesja Albana Osmani, të shtunën që shkoi ishte në intervistë për Prive për të zbuluar më shumë rreth fondacionit “Ti je një luledielli”, ku nga bluzat e shitura grumbullohen të ardhura, të cilat më pas investohen për fëmijët që po trajtohen në repartin e onkohematologjisë.

Shumë personazhe të njohur kanë përkrahur këtë inciativë, teksa sot i ka bërë kërkesë që bluzën me “lulediell” ta vesh dhe reperi i njohur Ledri Vula.

Duke shpërndarë produksionin e fundit të reperit Albana ka shkruar: “Ledri meqë po e bëj Repost videon tënde që mua po më pelqen më së shumti ketë ditë, tani pres ta veshësh bluzën luledielli e ta postosh para 1 milion followers të tu. Do të presim unë dhe Xheri me pa qysh po të rrin” 

I menjëherëshëm ka qenë reagimi i reperit në hapësirën e komenteve. “Me gjithë qef” është përgjigur Ledri./Prive.al

Artikuj të ngjashëm