Këngëtaret që publikuan klipe gjatë shtatëzanisë (Video)

By

Mbrëmë në Prive ishte premiera e videoklipit të parë për këtë vit të Fjolla Morinës. ‘Syn syn’ menjëherë u bë kryetitull  i medias rozë për faktin se këngëtarja ka realizuar një videoklip të nxehtë gjatë shtatëzanisë.

Efekti i saj ka qenë i menjëhershëm dhe kanë shpërthyer me komente dhe shikime në YouTube.

Para Fjollës, klip gjatë shtatëzanisë ka realizuar edhe këngëtarja Nora Istrefi. Në një skenë të klipit ‘S’je my lifestyle’ shihet qartë barku i saj i fryrë. Po përpos këtij momenti, gjatë spotit nuk ekspozohet dhe aq shumë shtatëzania e këngëtares.

Edhe Aurela Gaçe ka publikuar klip gjatë kohës kur priste të bëhej nënë. ‘Tranzit’ ishte i realizuar kur Aurela ishte shtatëzanë, po përpos videoklipit këngëtarja është ngjitur edhe në skena festivalesh si Eurovision e Balkan Music Awards gjatë asaj kohe.

https://www.youtube.com/watch?v=PCf3l_brY3c

Ndërsa, Jonida Maliqi nuk realizoi klip gjatë shtatëzanisë por që dhuroi një performancë të bukur në festivalin ‘Kënga Magjike’.  ‘Thesar pa emër’ ishte kënga që ajo i dedikoi fëmijës së parë. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm