Ditë më parë në mediat shqiptare u dha lajmi se këngëtarja nga Kukësi e njohur si Baby G është arrestuar.
Burime të IndeksOnline, thanë se se artistja Gordana Kingji ishte kapur nga Policia e Kosovës me lëndë narkotike në Prishtinë.
E njëjta është gjetur nga policia në gjendje shumë të rëndë për shkak të përdorimit të madh të narkotikëve dhe përzierjes së tyre.
Pas arrestimit ajo është dërguar në QKUK, ku më pas është transferuar në Spitalin e Psikiatrisë.
E Prive, ka siguruar edhe raportin mjekësor të këngëtares e cila muaj më parë u përfshi edhe në një zënkë fizike me ish miken e saj Bleta Gashin.
Dy anët e historisë: Çfarë thanë Baby G e Bleta Gashi për rrahjen në Zvicër (VIDEO)
Në raportin mjekësor thuhet se ajo është paraqitur në spital në gjendje të rëndë dhe nën ndikimin e narkotikëve.
Aty thuhet se ajo është treguar refuzuese karshi pyetjeve të mjekëve ndërsa e ka mohuar përdorimin e narkotikëve dhe ka manifestuar frikë e po ashtu, ka refuzuar të marrë terapinë. /Prive.al