Zbulohet çka po sjellin bashkë Bora dhe Donaldi?

By

Teksa pikëpyetjet dhe dyshimet për një ribashkim të Borës dhe Donaldit po vazhdojnë, detaje të tjera po bëhen të ditura.

Me 1 prill, Bora ‘ngacmoi’ ndjekësit me idenë e një projekti muzikor që doli një shaka për ditën e gënjeshtrave.

View this post on Instagram

A post shared by Bora Zemani (@borazemani)

Por, mos u habisni nëse një gjë e tillë ndodh shpejt.

Portali nga Tirana “Kryefjala.com” ka zbuluar se Bora do të rikthehet dhe hiç më pak se me Donaldin.

Media në fjalë ka raportuar se dyshja do të sjellin një bashkëpunim, të realizuar në studion e Elgit Dodës.

Edhe Bora edhe Donaldi janë parë në studion e Dodës kohëve të fundit, kanë bërë të ditura burimet.

Ky do jetë një rikthim i Borës në muzikë pas shumë vitesh kur në rininë e saj eksperimentoi me këtë pjesë në “Top Fest’. /prive.al

Artikuj të ngjashëm