Aktori hollivudian dhe dy vajzat e tij humbin jetë në një aksident avioni

By

Christian Oliver (emri i vërtetë Christian Klepser), i cili luajti në filma duke përfshirë Speed Racer dhe Valkyrie ndër të tjera, u vra të enjten së bashku me dy vajzat e tij të vogla kur avioni i tyre i vogël u rrëzua në det në një ishull të Karaibeve. Pronari dhe piloti i avionit, i identifikuar si Robert Sachs, vdiq gjithashtu në aksident. Oliver ishte 51 vjeç.

Sipas autoriteteve, avioni me një motor u ngrit të enjten pasdite nga aeroporti J.F. Mitchell në Bequia, një ishull i vogël dhe pjesë e vendeve të Karaibeve të Shën Vincentit dhe Grenadineve dhe u drejtua për në St Lucia aty pranë kur u rrëzua.

Mes të vdekurve ishin vajzat e Oliverit, Madita Klepser, 12 vjeç dhe Annik Klepser, 10 vjeç.

Christian Oliver's wife opens up after 'beloved' husband, 2 daughters  killed | Hollywood - Hindustan Times

“Menjëherë pas nisjes, avioni përjetoi vështirësi dhe u zhyt në oqean,” tha Forca e Policisë Mbretërore të Shën Vincentit dhe Grenadines në një deklaratë të dhënë për mediat. “Peshkatarët dhe zhytësit nga Paget Farm shkuan në vendin e incidentit me varkat e tyre për të ofruar ndihmë.”

Të katër trupat janë gjetur, thanë zyrtarët.

Shkaku i rrëzimit mbetet nën hetim. Sipas raporteve lokale, piloti dërgoi me radio kullën menjëherë pas ngritjes duke raportuar se po përjetonte probleme dhe po kthehej prapa. Ky ishte komunikimi i fundit nga avioni. /prive.al

Artikuj të ngjashëm