Pak ditë më parë u tha se reperi i famshëm amerikan, Tyga, do të vijë në Shqipëri në 11 nëntor.
Reperi nga Kalifornia, pritej të performojë në “Folie Terrace” për të sjellë shumë atmosferë dhe muzikë të vërtetë hip-hop.
Mirëpo siç raporton Mad, Tyga nuk do të vijë në Shqipëri në datën e paralajmëruar. Nuk dihen shkaqet e gjithashtu nuk është bërë e ditur nëse bëhet fjalë për anulim të tërësishëm apo thjesht një shtyrje të koncertit.
Tyga është krijues i një sërë hiteve si “Hookay”, “Make it Work”, “Dope”, etj, këngë me miliona klikime në “YouTube”. Ai është përfolur në media së fundmi edhe për lidhjen me vajzën e vogël të familjes Kardashian, Kylie Jenner. /Prive.al/