Threedots ironizojnë me intervenimet në foto

By

Intervenimet në fotografi të artistëve shqiptarë po bëhen çdo ditë e më të shpeshta.

Muret dhe dollapët e shtrembëruar po zënë vend në shumicën e fotove ndoshta për shkakun se kërkimi i perfektes në linja trupore tash është më i lehtë falë aplikacioneve që lehtësisht bëjnë një gjë të tillë përmes telefonit.

E për të ironizuar me këtë dukuri, Threedots kanë menduar një ide shumë interesante. Ata kanë postuar një foto të modifikuar ku djemtë kanë muskuj të tepruar kurse Elvana ka përmasa tjera trupore.

#nofilter, #nophotoshop dhe #gymlife janë vetëm disa nga hashtag-ët e zgjedhur për të parodizuar me këtë dukuri aq të përhapur në rrjetet sociale. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm