A është e dashura e Ledrit xheloze në reperin ?!

By

Lidhja e Ledri Vulës me Adela Sollakun tash e një kohë përbën një ndër piketat e shtypit rozë. Megjithatë, dyshja janë treguar tejet të rezervuar dhe mes ‘dramës’ mediatike me fotografi e paraqitje në publik dhe privatësisë, ata kanë zgjedhur të dytën.

Ishte Ledri që disa muaj më parë konfirmoi lidhjen për mediat pa dashur të japë shumë detaje. Sot, mediat në Shqipëri kanë shkruar për planet e çiftit duke deklaruar se çifti i lumtur ende ka kohë për të nisur bashkëjetesën.

Dyshja vazhdojnë të mbajnë lidhjen në distancë kjo për shkak të lëvizjeve të shpeshta të reperit nga një shtet në tjetrin ku realizon koncerte live. Megjithatë, menaxheri dhe njëherësh miku më i ngushtë i Ledrit, Faton Shoshi, në një prononcim për ‘Bluetooth’ ka deklaruar se ‘Adela respekton shumë punën e Ledrit dhe nuk e pengon kurrë’.

Javëve të fundit, Adela është shfaqur në koncerte të Ledrit, por edhe kur vjen sipas Fatonit, qëndron me shoqërinë e saj si të gjithë të tjerët dhe kjo i ka lënë përshtypje pozitive menaxherit.

I pyetur nëse kjo nënkupton xhelozi, ai ka thënë: ‘Adela nuk është xheloze, ajo është e kuptueshme dhe di ta respektojë profesionin e Ledrit’.

Ndryshe, reperi raportohet se është në përfundim të shtëpisë së tij të re ndërsa aktualisht ai jeton me gjyshin, gjyshen e prindërit. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm