‘Duart lart’: Befason Alban Skënderaj

By

Nuk ka shumë kohë prej momentit kur ka publikuar projektin e fundit në bashkëpunim me Elinel, por Alban Skenderaj ka vendosur të befasoj fansat me një tjetër krijim muzikor.

Solo, Albani pa shumë zhurmë ka publikuar para pak minutash projektin më të ri të titulluar ‘Duart Lart’.

Kënga me ritme më verore ka tekst e muzikë të vetë Albanit e orkestrim të Elgit Dodës.

Videoklipi i veçantë është një aspekt që duhet nënvizuar për faktin se është i realizuar një formë animacioni pop art, praktikë jo shumë e përdorur ndër artistët shqiptarë. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm