Linda Halimi do të bëjë një ndryshim të madh, dhe ka diçka për të thënë!

By

Linda Halimi është njëra ndër artistet shqiptare, e cila është komentuar gjithmonë për ndryshimet në trupin e saj, për humbjen e madhe të peshës.

Së fundmi Linda përmes një postimi të ndarë me ndjekësit e saj në InstaStory, ka lajmëruar se do të bëjë ndërhyrjen e parë estetike në trup, duke iu nënshtruar ndërhyrjes të quajtur BBL.

“Duke filluar udhëtimin tim të ri me vlog në YouTube për ndërhyrjen time të ardhshme BBL, ndërhyrja ime e parë kozmetike ndonjëherë dhe do të ndaj çdo detaj në YouTube për të gjithë ata që janë kurioz të dinë se si gjithçka shkon, para, gjatë dhe pas! Abonohuni për ta parë të gjithën”. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm