Njihuni me të dashurin e ri të Rita Orës

By

Ka ditë të tëra që mediat e huaja po ‘vlojnë’ rreth lajmit se këngëtarja me prejardhje shqiptare Rita Ora, mund të jetë në një lidhje të re dashurie.

Ajo ka filluar një lidhje me djalin e rokerit të famshëm të Rolling Stone, Ronnie Wood, Tryone.

Është raportuar se 33 vjeçari e njeh Ritën që nga viti 2016, por që vetëm tani ka filluar të ketë kontakte me të.

Një burim pranë çiftit ka thënë për gazetën The Sun, se dyshja ka kohë që njihen vetëm së fundi kanë e kanë çuar lidhjen e tyre në një tjetër nivel.

“Janë shumë mirë bashkë.  Mes tyre po funksionon dhe kanë shkuar me pushime bashkë”.

Ndërsa kjo gazetë po ashtu shkruan se ky burim, ka thënë për ta, që Rita e pëlqen Tyone sepse, përkundër disa ish të dashurve të saj, ai ëshë një djalë që di të rrijë në një lidhje me një vajzë të vetme dhe se nuk është i uritur për famë.

26 vjeçarja kohë më parë kishte pasur një lidhje me vëllanë e Kim Kardashian, Rob, me të cilin ishte ndarë në më pak se një vit.

Ajo po ashtu pati një shkëndijë edhe me reperin ASAP, i cili më pas publikoi një këngë në të cilën fliste hapur për intimitetin e dyshes. /Prive.al

 

 

 

Artikuj të ngjashëm