Nga shtëpia në lidhje direkte, Liberta Spahiu zbulon shumë nga përditshmëria

By

Nuk e shohim shpesh në intervista, mirëpo kësaj radhe Liberta ishte e ftuar në emisionin e Rudina Magjistarit për të ndarë me publikun përditshmërinë dhe të rejat e karrierës së saj. Ndonëse jofizikisht në studio, intervista u realizua në lidhje direkte në Skype.

Dita e saj është aq e zakonshme sa e kujtdo. E mbyllur në shtëpi, Liberta po gjen mënyrat se si të argëtojë veten. Me video të ndryshme që po poston në llogarinë e saj në Instagram dhe në platformën e Youtube.

Së fundmi po kalon kohë më shumë në TikTok, aplikacion ky po zbavit tërë botën.

Liberta zbulon se kjo periudhë e karantinimit nuk ka qenë shumë e vështirë për të, për faktin se ajo përvec angazhimeve që ka, pjesën tjetër të ditës parapëlqen ta kalojë në shtëpi.

Si pasojë e pandemisë edhe vetë formati i emision Prive ka ndryshuar, mirëpo edhe mënyra se si Liberta bëhet gati për paraqitje televizive. Ajo tashmë po bën gjithçka vetë si flokët, grimin dhe veshjen.

Ndiqni të plotë intervistën në videon e mëposhtme. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm