Si ta përgatisni kafen Dalgona?

By

Nëse keni kaluar kohë më shumë se zakonisht me shumë gjasë u ka rënë në sy kafja dy ngjyrëshe që u bë virale në internet.

Që nga rrjeti social TikTok e deri tek Instagram kafja ‘dalgona’ po shihet gjithandej si pija e preferuar e karantinës për personat që nuk mund të kenë qasje në kafenenë e preferuar.

Kafja ‘Dalgona’ mori emrin nga një karamele e famshme në Korenë e Jugut dhe tashmë është bërë një fenomen i mediave sociale.

Në fakt përgatitja është shumë e lehtë. Mjafton të keni kafe instante, sheqer, ujë dhe qumësht.

Në një enë vendosni disa lugë kafe instance, sheqer sipas shije tuaj dhe pak ujë të vluar dhe i përzieni me një mikser elektrik ose dore derisa përbërësit të fitojnë një masë kremoze.

Në një gotë të mbushur me qumësht vendosni kremin që keni bërë dhe kjo është kafja e famshme Dalgona.

 

Artikuj të ngjashëm