Xhensila Myrtezaj fton të gjitha nënat në pritje të ëmbël në një bashkë-udhëtim

By

Xhensila Myrtezaj është në pritje të ëmbël. Ajo dhe Bes Kallaku po bëhen prindër për herë të dytë.

Lajmin e bukur e kanë zbuluar vetë çifti në festën e ditëlindjes së vogëlushes së tyre Ajkës. Cifti së shpejti do të bëhet me një djalë.

Ndërkaq, me anë të një postimi në llogarinë e saj në Instagram ajo po targeton të gjitha nënat në pritje të ëmbël që këtë udhëtim ta ndajnë bashkë.

“Për të gjitha mikeshat virtuale që ndodhen në të njëjtat kushte të bekuara, por edhe të shoqëruara me dhimbje muskujsh, shtim në peshë (gjë që është normale) sugjeroj të bëni aktivitetin tuaj normal në sport, vrap, yoga, kërcim dhe shumë ecje. I gjithë sekreti qëndron tek sensi i masës. Secili nga ne ka një ritëm jete të ndryshëm. Mundohuni brenda asaj që ju përballoni, ta ndihmoni veten me pak aktivitete fizike. Kjo është eksperienca personale që dua ta ndaj me ju. Por këshilloj të konsultoheni me specialistin (mjekun) pasi shtatzënitë nuk janë të njëjta.

Në vazhdim dua që të bashkëudhëtojmë në mënyrën se si unë kam gjetur veten për të qenë e qetë e për ta shijuar më shumë bekimin e shtatzënisë. Një udhëtim plot me emocione hormonale të ndryshme, pasiguri, të qara, dhimbje fizike, lumturi, përmbushje…”- ka shkruar Xhensila. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm