Një rikrijim i bukur – Gresa Behluli risjellë këngën e Jusuf Gërvallës

By

Këngëtarja kosovare Gresa Behluli e ka ripërpunuar këngën e famshme të patriotit e atdhetarit Jusuf Gërvalla.

Behluli sapo ka lansuar këtë këngën “Kënga e Bilbilit”, në versionin e saj dhe është një rikrijim shumë simpatik.

Kënga tashmë është publike në Youtube, ndërsa Gresa e ka shoqëruar me një klip tejet të thjeshtë ku ajo shfaqe e veshur në të kuqe dhe vetëm me një bend muzikor prapa.

Me ta lansuar këngën, Behluli e ka falënderuar njërën nga anëtaret e familjes Gërvalla, zonjën Suzana Gërvalla, që ia dha mundësinë ta rikrijonte këngën. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm