Kur do të fillojë Big Brother VIP Kosova 2?

By

Me vjeshtën në prag, përgatitjet janë në maksimum për sezonin e ri televiziv, i cili në Klan Kosova vjen me plot risi.

E gjëja që pritet me kërshërinë më të madhe pa dyshim që është sezoni i dytë i Big Brother VIP Kosova.

Pas një suksesi absolut në sezonin e parë që theu rekorde të shikueshmërisë në shifra që tejkaluan 90% të audiencës “share”, gjithçka po bëhet gati për të nisur edhe më shpejt sezonin e dytë.

Liberta Spahiu që është pjesë e këtij projekti gjigand së fundmi ka ndarë një koment të një ndjekësit ne Instagram.

Ndjekësi shprehet qe mezi po pret të nisë sezoni i dytë i BBVK, dhe me të bashkëndjen edhe Liberta që është shumë e entuziasmuar për nisjen e formatit gjigand.

Ajo ndër të tjerash thotë se “edicioni i dytë do të nis më shpejt se që ne presim”. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm