Xhemi Shehu është një ndër figurat ikonë të Top Channel.
Nisi në ‘Fiks Fare’ në moshë fare të re për të vazhduar më pas në një rrugëtim të pandalshëm duke moderuar emisione të ndryshme.
Për disa sezone rresht, ajo është stoike në ‘Portokalli’ si prezantuese krah Salsano Rrapit.
Por, Xhemi Shehu paska marrë një përgjegjësi të re të cilën se kemi ditur!
Asaj i është besuar pozita e producentes ekzekutive të programit ‘E diell’ i cili nisi sot me autor Ed Manushin.
Për të gjithë ata që kanë aluduar për promovimin e vazhdueshëm të ‘E diell’ nga ana e Xhemit përkundër faktit që nuk ishte lakuar në emrat e moderatorëve, kjo është arsyeja e punës dhe vëmendjes në programin e rikthyer. /Prive.al