Prive Paparazzi: Ndahet këngëtari i njohur shqiptar, flirton me të tjera në klub?

By

Portalet për një kohë të gjatë kanë shkruajtur që Klajdi Haruni është në një lidhje.

Këngëtari i ‘Threedots’ këtë pjesë e ka mbajtur tejet të rezervuar për publikun duke mos preferuar që të ekspozojë personin e zemrës.

E dashura brune e korçarit ka zgjedhur një profil diskret.

Por, duket se nga ky raport ka të reja. Sipas burime të përafërta, merret vesh se çifti nuk janë më bashkë, raporton Prive.al.

Madje, Haruni është dukur shumë në qejf duke flirtuar me vajza të tjera mbrëmë në Zone Club të Prishtinës, siç edhe vërehet në fotografinë e siguruar nga portali ynë. Detaje tjera mbetet të kuptohen me kohën. /prive.al

Artikuj të ngjashëm