Pas përfundimit të “Games of Thrones”, këto seriale duhet t’i ndiqni

By

Serialit hit të HBO, Games Of Thrones i cili theu rekorde dhe fitoi shumë çmime kinematografike i ka ardhur fundi. E për të gjithë ju fansa që ju la zemërthyer përfundimi i serialit kemi rekomandime të reja për ju.

Bëhet fjalë për dy produksione të bazuara në ngjarje të vërteta të cilat kanë nxitur vëmendjen e shumë shikuesve dhe më së miri demonstrojnë fuqinë e dramës historike.

When they see us, është film me katër episode që transmetohet në Netflix. Ky si temë trajton jetën e pesë djemve me ngjyrë, të cilët dënohen gabimisht për sulmin brutal dhe përdhunimin e një vrapuese në Parkun Qendror në New York gjatë vitit 1980. Aty në detaje shpalosen kronikat e padrejtësisë së arrestimit të tyre, dëshmitë e falsifikuara, procesin e gjyqit dhe periudhën e burgimit.

 

Chernobyl, seriali me pesë episode i cili transmetohet në HBO, ekzaminon ngjarjen e katastrofës nukleare afër Pripyat në Ukrainë në vitin 1986 dhe në vazhdimësi pasojat që kishte në çdo sferë. Kjo dramë tregon historinë e njerëzve që shkaktuan këtë fatkeqësi dhe të atyre që pësuan. Seriali vë theks të veçantë edhe në historitë e pa rrëfyera të katastrofës, përfshirë këtu edhe përpjekjet e zjarrfikësve të cilit ishin ata që reaguan të parët.

 

 

Artikuj të ngjashëm