Nëse po planifikoni pushime tropikale apo po mendoni të shkoni të kaloni një paradite në pishinën e qytetit tuaj, ne kemi për ju trendet më të fundit të rroba banjove e një palë nga këto duhet t’i keni patjetër.
Edhe dy javë do jemi zyrtarisht në verë e kjo është koha e duhur të gjeni bikinit e juaja perfekte e që janë në përputhje me trendet e fundit.
Nga e verdha e ndezur, dizajnet me leopard, stili retro e të poshtme me bel të lartë, këto janë trendet për verën 2019.
Pushimet janë më të këndshme me bikini të bukura! /Prive.al