Kresha flet për Këngën Magjike – këto ishin problemet me të cilat u përballa

By

Mori pjesë në festivalin Kënga Magjike, ndërsa dueti që solli me këngëtaren Fifi, është shndërruar në një hit edhepse në festival mori vendin e tretë.

I ftuar mbrëmë në Nd’rrimin e Natës në Klan Kosova, MC Kresha me Alaudin Hamitin, ka rrëfyer problemet me të cilat është përballë gjatë festivalit.

Po ashtu, Kresha ka treguar edhe pse nuk ka votuar për kolegët pjesëmarrës në Këngën Magjike.

“Arsyeja pse s’kam votuar është se ne e dimë se si shkojnë votimet në Këngën Magjike. Personalisht s’kam dashur të jap pikë. Kënga ka qenë e Fifit dhe unë kam qenë mysafir”, ka thënë Kresha.

“Një natë para finales ta mbyllin dëgjuesen ndërsa në gjysmë finale t’i nalin kufjet”, ka theksuar Kresha se kanë qenë disa na problemet e Këngës Magjike, të cilat kanë ndikuar edhe në performancën e tij me Fifin.

Artikuj të ngjashëm