Dukesha e Suseksit, Meghan Markle, është paraqitur e vetme në Fiji kur papritmas vizita e saj në këtë vend është ndërprerë për shkak të pamundësisë për të menaxhuar me turmën.
Markle e cila është shtatzënë, kishte shkuar dje për vizitë në një treg në Suva, për të mësuar më shumë rreth një projekti të organizatës UN Women.
Dukesha supozohej t’i kalonte 15-të minuta në këtë vend, mirëpo hapësira ku ajo do paraqitej ishte mbipopulluar nga fansat që mezi po prisnin ta shihnin. Sigurimi i saj e ka larguar menjëherë nga aty, ndërsa Pallati Mbretëror ka sqaruar se vizita ishte ndërprerë për shkak të pamundësisë së menaxhimit me turmën. /Prive.al