Dashurinë e kurorëzuan disa muaj më parë në një ceremoni që ishte edhe pjesë e spektaklit ‘Lufta e nuseve’.
E pa kaluar shumë kohë, Alban Kondi, vëllau i të ndjerit Dr. Flori dhe bashkëshortja e tij, Eneida Zalli janë bërë prindër.
Lindja ka ndodhur ditën e djeshme në një prej spitaleve private të Tiranës teksa foshnja e gjinisë mashkullore mësohet të jetë në gjendje shumë të mirë.
Floran, është emri i zgjedhur për vogëlushin e posalindur, si një ripërtrirje e emrit të madh të xhaxhait që i dha shumë muzikës shqiptare.
Shumë fat për Floranin dhe më të mirat edhe për prindërit. /PRIVE.AL/