Emisioni më i ri në Klan prezantohet nga ish-banorja e Big Brother

By

Sezoni i ri në një prej televizionet më të mëdha në vend, Klan nis me emisione të reje dha surpriza.

Përmes një spoti të publikuar ditët e fundit, përmes të cilit njofton shikuesit se cilat janë emisionet që pritet të startojnë pas pak ditësh, vihet re edhe një emision i ri, i cili i është besuar ish-banores së Big Brother, Alba Çobajt.

Mësohet se Alba do të prezantojë një emision të titulluar “Ditë për ditë”, në një fashë orari të paradites, menjëherë pas emisionit të mëngjesit “Aldo morning show”.

Për këtë emision ende nuk ka detaje se çfarë tematikash do të trajtojë, ndërsa kujtojmë se Alba rikthehet në ekran pas eksperiencës së saj në ‘In tv’, sërish si prezantuese  e emisioneve rinore.

Artikuj të ngjashëm