Kur Stresi ia huq goxha!

By

Ai tashmë ka disa ditë që është larguar nga Shqipëria por shkëputjen nga atdheu përmes rrjeteve sociale nuk e ka bërë për asnjë çast.

Reperi nga mëma Shqipëri, Stresi, për të qenë sa më shumë në kontakt me fansat po ndan pjesë nga përditshmëria e tij.

E ai edhe po gjen kohë të komentoj e të uroj koleget e tij, veçse me pak huqje.

Në urimin e bërë nga Rozana Radi me rastin e ditëlindjes së Bleonës, i cili më pas është rishpërndarë nga e dyta, Stresi me gjasë duke menduar se ditëlindja është e Rozanës, e ka uruar atë.

‘Rozana Radi, urime ditëlindja motër, Bleona, më mungon shumë’ – ka shkruar reperi në komentin e tij.

I falet, shkaku se falë distancës nuk është taman në rrjedha të ngjarjeve. /PRIVE.AL

ELENI

Artikuj të ngjashëm